Heshtja zgjedhore


Deri në vitin 2021, heshtja zgjedhore zgjaste 24 orë. Megjithatë, nën ligjin e tanishëm për Zgjedhje të Përgjithshme, të ndryshuar në vitin 2021, ajo është shkurtuar në 12 orë, prej orës 7:00 deri në 19:00. Kjo periudhë 12-orëshe është e rregulluar në mënyrë të prerë, me qëllim që votuesit të mund t’i marrin vendimet e tyre pa ndonjë ndikim në moment të fundit ose presion nga partitë politike ose mediat. 

Nga hapja e qendrave të votimit deri te mbyllja zyrtare e tyre, subjekteve politike, mbështetësve të tyre dhe kandidatëve u ndalohet përfshirja në veprimet si më poshtë:

  • Shpërndarja dhe shfaqja e çfarëdo materiali, që synon ta ndikojë votën brenda ose në oborrin e qendrës së votimit;
  • Përfshirja në çfarëdo forme të të bërit fushatë.

Kjo, në mënyrë strikte, vlen edhe për mediat. Nuk duhet të transmetohet ose shpërndahet asnjë përmbajtje që lidhet me zgjedhjet e që kritikon apo promovon partitë politike, kandidatët ose platformat. Kjo përfshin intervistat, materialet e fushatës, analizat politike, ose promovimin e tërthortë përmes komentimit. 

Për t’i shmangur shkeljet, redaksitë duhet t’i rishikojnë me kujdes programet dhe oraret e tyre, një ditë para se të nisë heshtja zgjedhore. Sigurohuni që e gjithë përmbajtja që ka të bëjë me fushatën dhe çfarëdo reklamimi politik të hiqet nga qarkullimi në të gjitha platformat.

Mbani mend: Sipas rregullimit të KPM, asnjë transmetues nuk lejohet të publikojë apo transmetojë sondazhe të opinionit publik, që lidhen me fushatën, përfshirë daljen në votime, gjatë periudhës që fillon 24 orë para mbylljes zyrtare të vendvotimeve dhe vazhdon deri në mbylljen e procesit zgjedhor.