Një periudhë e caktuar me ligj, gjatë së cilës subjekteve politike dhe mediave u ndalohet promovimi i çfarëdo mesazhi të fushatës. Në Kosovë, kjo periudhë fillon në ora 7:00, kur hapen qendrat e votimit dhe vazhdon derisa ato të mbyllen, pra në ora 19:00, në ditën e zgjedhjeve.