Këshilla dhe udhëzime

Raportimi rreth zgjedhjeve është një prej detyrave më kërkuese dhe më të rëndësishme që një redaksi i ndërmerr. Pos organizimit të rrjedhës së punës dhe caktimit të detyrave, kjo detyrë kërkon qartësi etike, vetëdije ligjore, guxim redaktorial dhe angazhim të thellë publik.

Ky seksion ofron udhëzime për t’i ndihmuar mediat që të përgatiten përgjatë çdo faze të ciklit zgjedhor, prej monitorimit para fushatës deri te raportimi pas fushatës. E ndjek një strukturë kronologjike përkitazi me kalendarin zgjedhor të Kosovës dhe përfshin këshilla praktike rreth planifikimit të burimeve, zhvillimit të strategjive redaktoriale gjithëpërfshirëse, fuqizimit të redaksisë për ta përcaktuar në mënyrë të qartë fokusin tematik, ashtu që t’u japë përparësi nevojave të qytetarëve kundrejt agjendave politike. Qëllimi është që të prodhohet gazetari zgjedhore me kohë, e drejtë dhe me ndikim, që njëmend i shërben interesit publik.